Anthony Hopkins do të publikojë më 21 gusht albumin e tij të parë muzikor, “Life Is a Dream”, i cili përmban 12 kompozime të krijuara gjatë një periudhe prej rreth gjashtë dekadash. Aktori 88-vjeçar ka treguar se muzika ka qenë dashuria e tij e parë dhe një pasion që e ka shoqëruar që në fëmijëri. Ai nisi të luante piano në moshën katërvjeçare, ndërsa kompozimin e parë e shkroi në vitin 1960, kur ishte 22 vjeç. Sipas tij, në album ndërthuren nostalgjia dhe trishtimi, pasi pavarësisht një jete të bukur, ai e sheh jetën si një 'lamtumirë të gjatë'. Pas publikimit të albumit, dëshira e madhe e aktorit është të performojë në Carnegie Hall në New York, një sallë që e ka admiruar që nga fëmijëria.