None
SQ
“T’i thuash një deputeti të opozitës ‘kandido në Tiranë’, është njësoj sikur ta vrasësh”, Artan Fuga shigjeton “tenorët e PD”
[]
Shqipëria - Bota Sot
Demokratët ende nuk kanë zgjedhur një kandidat përballë Ogerta Manastirliut të PS-së dhe sipas Fugës është e trishtueshme gjendja ku ndodhet opozita.
Nga Artan FugaËshtë e qartë se përse opozita nuk gjen dot një kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!
Tenorët kryesorë të saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin demokratikas dhe përtej tij, qytetarin e Tiranës, ndaj i bëjnë bisht.
Duket se në vend që ai që caktohet kandidat të konsiderojë se po e vlerësojnë; kam informacion që te disa qarkullon frika se po të thonë kandido duket se dikush ta do të keqen, të të heqi qafe!
Unë tani u futa deputete ose deputet, ngroh karrigen, xhepin, zemrën, egon, ti më thua të heq dorë nga të gjitha këto dhe të shkoj në një betejë të humbur.