None
IT
"Tani ose kurrë", protesta masive në Izrael - kërkohet fundi i luftës
[]
Azia - Bota Sot
Dhjetëra mijëra izraelitë po protestojnë masivisht në Tel Aviv, për të shënuar dy vjetorin e sulmit të 7 tetorit - dhe për të ushtruar presion mbi Benjamin Netanyahun që të mbyllë marrëveshjen në Gaza dhe të kthejë të gjithë pengjet.
"Jemi në ditët vendimtare për një marrëveshje", tha Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura.
"Ky është momenti kur i gjithë Izraeli duhet të qëndrojë së bashku dhe të kërkojë me zë të lartë - të bëjë gjithçka që është e mundur për të sjellë vëllezërit dhe motrat tona në shtëpi."
“Dje shkuam për të fjetur me optimizëm të kujdesshëm pas shumë muajsh bllokimi”, tha Ruby Chen, babai i pengut të vrarë Itay Chen, 19 vjeç.
“Marrëveshja është në tryezë, ishte aty gjatë gjithë kohës", brohorisnin ata.