Ajo pretendon se kjo zonë ka qenë ndër vatrat kryesore të zjarrit gjatë ditëve të fundit dhe se tre prej tyre vijojnë të jenë aktive. “Jo rastësisht”, shkruan deputetja, duke ngritur dyshime se zjarret mund të lidhen me interesa për shfrytëzimin e mëtejshëm të territoreve. Sipas Koçekut, zjarret në Shqipëri në disa raste mund të kenë shërbyer si mjet për të krijuar hapësirë për zhvillime të mëvonshme, ndryshime ligjore apo ndërhyrje që në kushte normale do të ishin më të vështira për t’u realizuar. Zjarr për me incentivu “zhvillime” të mavonshme, lehtësime ligjore e depërtime që, në kushte normale, nuk do mundeshin me u realizu. Jo rastësisht shumica e guroreve kontrollohen edhe nga grupe mafioze e kriminale.