None
SQ
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
['Nol Elshani', 'Kemajl Berisha', 'Arigona Bytyçi', 'Cacttus Education', 'Golden Eagle Energy Drink', 'Edil Project', 'Valon Osmani', 'Amir Jakupi', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
“Nëse ky trend vazhdon, disa prodhues do të duhet të bëjnë rregullime të çmimeve”, paralajmërojnë sektori i furrave të bukës.
Në prill, përfaqësuesit e sektorit të bluarjes dhe pjekjes vendosën të mbanin çmimet në të njëjtin nivel deri në fund të muajit, ndërsa situata me naftën dhe kostot e tjera do të monitorohej.
Çmimet e inputeve bujqësore në qershor ishin 6.4 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në korrik u regjistrua një rritje mujore e çmimeve të konsumit prej 0.1 për qind.
Kryeekonomisti i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e një vale të re të inflacionit të ushqimit për shkak të konflikteve, kostove të energjisë dhe ndikimeve klimatike.
Por nëse mielli, energjia dhe transporti vazhdojnë të rrisin kostot, mundësia e një korrigjimi të çmimeve të bukës dhe ëmbëlsirave të bardha mbetet e hapur./Alsat