None
SO
Pas tensioneve në Kuvend, PDK akuzon Kurtin për bllokimin e institucioneve/ Çitaku: Republika është mbi secilin prej nesh
[]
Balkanweb.com – News24
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së u paraqitën në Kuvend, pavarësisht se nuk ishte parashikuar zhvillimi i një seance konstituive.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pati një debat të ashpër me përfaqësues të LVV-së, ndërsa në një moment i hodhi ujë deputetit Ardian Gola.
Nga ana tjetër, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u kërkoi deputetëve të opozitës të marrin pjesë në takimet e propozuara nga Vetëvendosje për të gjetur një dakordësi politike.
Në qendër të diskutimeve është edhe gjetja e një marrëveshjeje për institucionet e reja, përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Deputetja Vlora Çitaku kërkoi që Kuvendi të konstituohet dhe deputetëve t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të tyre.