None
EN
Reagim i fortë pas situatës në Kuvend, Dosti: Vuçiqi sapo ka hapur shishen e shampanjës
[]
Bota Sot
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër përplasjet dhe sjelljen e deputetëve gjatë seancës.
Ai ka shtuar se zhvillimet e tilla mund ta dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe ka përdorur gjuhë të ashpër për të përshkruar situatën.
Ishte më shumë se sa e turpshme gjithë ajo çka ndodhi sot, aq shëmtuar, në Parlamentin e Kosovës.
Më së shumti, në logjikën e këndvështrimit tim, ishte tallje, papërgjegjshmëri, fyerje e poshtërim ndaj vetë Kosovës e votuesit kosovar.
Vuçiqi sapo ka hapur shishen e shampanjës.