None
EN
Hansi Flick e do yllin francez, Barcelona e kontakton skuadrën gjermane
['Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Driton Gajraku', 'Cacttus Education', 'Golden Eagle Energy Drink', 'Edil Project', 'Lavdim Pireva', 'Vjola Cuci', 'Shkumbin Pireva', 'Eliza Hajzeri']
Telegrafi
Sipas Diario Sport, Barcelona ka ringjallur interesimin për Castello Lukeban, pasi ka kontaktuar me RB Leipzigun për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit francez.Edhe pse prioritetet kryesore të klubit katalanas mbeten Julian Alvarez i Atletico Madridit, mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, dhe Joao Cancelo i Al-Hilalit, Barcelona nuk po e përjashton mundësinë e transferimit të një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë.Me Ronald Araujo që ka kompletuar huazimin te Liverpooli dhe Jules Kounde që po lidhet me një transferim te Arsenali, Lukeba ka dalë në skenë si një opsion për përforcimin e repartit defensiv të Barcelonës.23-vjeçari konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha të rinj në Evropë në këtë pozitë dhe raportohet se është i gatshëm për një transferim në Camp Nou.
Vlera e tij në treg llogaritet rreth 30 milionë euro, megjithatë RB Leipzig mund të kërkojë një shumë më të lartë për kartonin e tij.Lukeba është një qendërmbrojtës modern, këmbëmajtë, i cili dallohet për aftësinë e shkëlqyer në pasime, forcën në duele dhe shpejtësinë e lartë.Pikërisht këto karakteristika e bëjnë atë një kandidat potencial për t’iu bashkuar Pau Cubarsit në qendër të mbrojtjes së Barcelonës./Telegrafi/