Qyteti me më shumë traditë futbollistike në Itali, me 2 prej skuadrave më fituese dhe më të njohura në mbarë botën mund të mos jetë mes vendeve pritëse të Euro 2032, një kompeticion që Italia do ta organizojë në bashkëpunim me Turqinë. Impianti i vjetër ‘Giuseppe Meazza’ është jashtë gare, kështu që i gjithë përqendrimi do të jetë te San Siro i ri. Projekti nuk është në diskutim, por afati i ndërtimit të tij, po. Në këtë pikë në Milano duhet të përshpejtohen hapat, edhe sepse në 1 tetor, FIGC do të duhet t’i japë UEFA emrat e 5 qyteteve dhe stadiumet e tyre kandidate(me mundësinë për të përfshirë ndonjë rezervë). Roma do të ketë dy kandidatura të shumë të forta; atë të Olimpico që është për t’u ristrukturuar dhe atë të stadiumit të ri në Pietralata, procedurat e të cilit janë 1 vit përpara në krahasim me ato të San Siros.