Dyshja e njohur për publikun, Iliriana Sadriu dhe Adri Rrogaqi, po shënojnë një datë të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë.Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 ka rikujtuar përmes rrjeteve sociale një nga momentet më të bukura të çiftit, duke publikuar një fotografi nga dita e fejesës së tyre.Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Iliriana dhe Adri shfaqen pranë tortës së festës, teksa shkëmbejnë unazat dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. Foto: InstagramFotografinë nostalgjike dhe të rrallë nga fejesa, ajo e ka shoqëruar me një urim të shkurtër."Urime përvjetori i fejesës sot nëntë vite", ka shkruar ajo.Çifti ka mbushur kështu nëntë vite nga fejesa, duke dëshmuar ndër vite një lidhje të qëndrueshme dhe të mbushur me dashuri e përkushtim.Për rikujtim, të njëjtit u martuan në tetor të vitit 2024, në vitin kur dolën nga Big Brother. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Iliriana Sadriu (@ilirianasadriu)