Një gjë nuk duhet lënë pa komentuar me ashpërsinë e duhur, përtej çështjes së lumit Ibër, që Serbia projekton ta devijojë për të martirizuar Kosovën. Dhe nëse Shqipëria guxon dhe flet, ajo, sipas Beogradit, dëshmon në këtë mënyrë se i fryn ëndrrës së Shqipërisë së Madhe. Ndërsa Tiranës, Beogradi, pa pikë turpi, ia mohon ta ushtrojë edhe ajo këtë të drejtë elementare, që Shqipëria të shqetësohet për atë që ndodh me shqiptarët jashtë kufijve të saj. Për më tepër, ka shumë shqiptarë që jetojnë në Kosovë të pajisur me pasaportë shqiptare, ashtu siç ka shumë serbë në Mal të Zi që kanë edhe pasaportë serbe. Dhe Greqia pikërisht kështu reagoi në mbështetje të Nikozisë në çështjen konfliktuale, kur Turqia kërkonte t’i zaptonte zonat detare me hidrokarbure.