Banorët e fshatit Gadime të Lipjanit po organizojnë një peticion për të bërë këtë fshat komunë të veçantë nga Komuna e Lipjanit. "Gadimja ka benefite, do të me e përfituar nga benefite të ndryshme edhe të drejtpërdrejta, për arsyen që ka një, një potencial të zhvillimit të turizmit fantastik, siç e ka shpellën, ka alpet këtu rreth e rrotull, të cilat mund të thejmi edhe realisht. Kështu që Gadimja, Gadimja i ka të gjitha, se ka, ka domethënë tokën bujqësore, e ka, i ka pyjet, e ka shpellën, i ka të gjitha këto të cilat mund... e ka daljen në autostradën Arbën Xhaferi këtu domethënë që shkon për Shkup, i plotëson. Edhe do, do ishte me benefit të jashtëzakonshëm që Gadimja të bëhej komunë në vete. “Për mua Gadimja mundet me qenë komunë e veçantë se i ka të gjitha.