Serbia po sinjalizon një afrim edhe më të madh politik me Kinën, në një kohë kur Beogradi po përpiqet të ruajë ekuilibrat mes Pekinit, Moskës dhe Perëndimit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar këtë mëngjes me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, të cilin ka biseduar edhe për Kosovën, shkruan Danas, transmeton KosovaPress. Ai ka falënderuar gjithashtu kompanitë kineze dhe punëtorët e tyre për kontributin në përgatitjet për EXPO 2027, që do të mbahet në Beograd. Serbia madje lidhur me këtë zhvillim ka arrestuar një serb të Kosovës, të cilin e kanë akuzuar për “shpiunazh”, duke aluduar se ka bashkëpunuar me institucionet e Kosovës për gjetjen e trupave të 23 intelektualëve të zhdukur nga Mitrovica më 1998, e që dyshohet të jenë varrosur në Zubin Potok. Në të njëjtën kohë, Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimisht mundësinë e largimit nga posti i presidentit dhe ka thënë se më pas, si qytetar i zakonshëm, mund të udhëheqë listën e SNS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.