Ish-deputeti, Gani Geci, i shoqëruar nga avokati i tij Gent Gjini, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe personave të tjerë, nën pretendimin se kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit të kallëzimit, Geci tha se vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve politike në vend, për të cilat ai pretendon se mund të çojnë në rritje të tensioneve. “Unë shoh tensione, prandaj kam ardhur këtu me bërë një kallëzim penal, sepse tensionet do të rriten dhe do të jenë të rrezikshme për vendin në të ardhmen. “Para së gjithash kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila ia ndalon deputetëve që në të njëjtën kohë ta ushtrojnë postin e ekzekutivit. Avokati tha se në kallëzimin penal është ngritur edhe çështja e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe përdorimit të parasë publike.