Në të vërtetë, askush nuk dinte për to përveç vetë perandorit, i cili vetëm pak kohë më parë i kishte rizbuluar pikturat të mbyllura për shekuj dhe të harruara në sëndukë të kuq druri. Thesare të gjetura e më pas të humbura - ky ishte modeli i viteve të tij të fundit në Qytetin e Ndaluar. Kur gjenerali antimonarkist Feng mbërriti në Pekin në vitin 1924, Johnstoni e ndihmoi Puyin të arrinte në një vend të sigurt, përpara se të detyrohej të arratisej edhe vetë. Oborret në orët e hershme të mëngjesit zbulonin gjurmët e këmbëve të shërbëtorëve që nxitonin andej-këndej dhe gjurmët e putrave të kafshëve të vogla e të zogjve”. Por, në pjesën më të madhe, Frenchi e ndërthur gjithë shtjellimin që i nevojitet në një rrëfim të gjallë e me ritëm të ngutshëm.