None
EN
Sasa Hoda ironizon me situatën në Kuvend: Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi
['Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Golden Eagle Energy Drink', 'Edil Project', 'Bau Market', 'Butrint Avdyli', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri']
Telegrafi
Kuvendi i Kosovës sot (e mërkurë) u përfshi nga tensione dhe përplasje mes deputetëve, duke sjellë skena që tërhoqën vëmendjen edhe në rrjetet sociale.Gjatë seancës, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pati një përplasje verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Ndërkohë, në një tjetër incident situata eskaloi në përplasje fizike mes deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.
Foto: InstagramPamjet dhe zhvillimet e tensionuara në Kuvend u komentuan gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Në mesin e personave që reaguan ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda.Përmes një postimi në Instastory, Sasa ironizoi situatën, duke shkruar: “Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi”.Me këtë deklaratë, ajo bëri një krahasim mes përplasjeve të ndodhura në Kuvend dhe formatit televiziv Big Brother, duke shprehur në mënyrë ironike qëndrimin e saj për ngjarjet e sotme. /Telegrafi/