None
EN
"Thirre seancën, mos ik", Haxhiu anulon konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
['Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Golden Eagle Energy Drink', 'Edil Project', 'Bau Market', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka vendosur të mos mbajë konferencën për media në momentin kur ka parë se deputetët e PDK-së ishin afruar pranë saj.Haxhiu, e cila pritej të deklarohej para mediave, ka aluduar se deputetët e PDK-së kishin planifikuar të mbanin konferencë dhe ka thënë se do të dalë para gazetarëve vetëm nëse PDK-ja ia mundëson një gjë të tillë.“A paska planifiku PDK me mbajt konferencë? Hajdeni. Në momentin që PDK na e bën të mundur me mbajt konferencë, dal”, është shprehur Haxhiu.Ndërkohë, deputetët e PDK-së kanë reaguar menjëherë, duke i bërë thirrje Haxhiut që të mos largohet dhe të thërrasë seancën e Kuvendit."Thirre seancën, mos ik”, kanë brohoritur deputetët e PDK-së. /Telegrafi/