None
SO
VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterrë i ndërpret rrugën mjetit në Shkodër, në rrezik familja me 4 anëtarë
['Xhensila Kodra']
Balkanweb.com – News24
Ky është Gentjan Bajraku i cili 4 ditë më parë rrezikoi jetën e tij dhe të familjes pas një aksidenti që pësoi në hyrje të Shkodrës.
Kjo makinë që Gentjani ka siguruar nga kamerat e sigurisë del në rrugë me shumë shpejtësi duke bërë që Bajraku të devijojë dhe të përfundojë në bordurën anësore të rrugës.
Policia edhe pse vetëm pak metra më tutje, e la të lirë shoferin që shkaktoi aksidentin duke mos i vënë asnjë masë administrative.
I aksidentuari i cili jeton në Gjermani prej më shumë se 20 vitesh thotë se janë ende shenjat e përplasjes në bordurë ndërsa ndihet me fat që një tub hekuri nuk goditi automjetin….
Emigranti shkodran thotë se do ta kërkojë të drejtën e tij deri në fund.