Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar PDK-në dhe AAK-në se po inskenojnë përplasje për qëllime politike dhe elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, Kraki shkruan se opozita ka shkuar në Kuvend “me regji e skenar” për të krijuar momente që më pas publikohen menjëherë në Facebook. Sipas deputetit të LVV-së, këto veprime tregojnë se opozita po synon zgjedhje të reja dhe se “fushata ka filluar në kampin e tyre”. Ai shtoi se shumica po përpiqet të ndërtojë institucione “legjitime dhe stabile”, në respekt të vullnetit të qytetarëve. “Në ndërkohë ne po tentojmë ta bëjmë Kosovën me institucione legjitime dhe stabile, në respekt të vullnetit të popullit.