Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar me një tjetër përplasje, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe njërit prej truprojave të Kuvendit.Musliu është dëgjuar duke e akuzuar truprojën se e kishte prekur dhe tërhequr për trupi gjatë situatës së tensionuar në sallë.“N’trup m’preke, m’tërhiqe, mos më prek. Hera e parë e fundit që më prek. Mos më prek. Ti mu nuk më prek, mos më prek”, është dëgjuar duke thënë Musliu.Ndërkaq, nga ana tjetër Nagavci i është kundërpërgjigjur Musliut duke iu referuar incidentit të mëparshëm, kur ajo ishte lagur me ujë.“Ganimete, ti mu më gjujte me ujë”, i është drejtuar Nagavci deputetes së PDK-së. "Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh", tensione në Kuvend - deputetët përplasen fizikisht e verbalisht Musliu iu kundërpërgjigjë duke i thënë me deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci, duke e kritikuar për praninë dhe deklaratat e saj në Kuvend.“Për pikë të qejfit se keni ardh e po rreni”, ka deklaruar Musliu. /Telegrafi/