Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, kanë përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, duke u bërë prindër për herë të parë. Përmes këtij postimi, çifti shprehu mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit, duke ndarë edhe një lutje për të ardhmen e tij. Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë. Për vogëlushin, Albina dhe Valoni kanë zgjedhur një emër të bukur dhe tradicional shqiptar – Trim. Me ardhjen e Trim Vatajt, Albina dhe Valoni kanë nisur kështu një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm të jetës së tyre, atë të prindërimit.