None
EN
Qeni leh ndaj reflektimit të tij në pasqyrë
['Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Golden Eagle Energy Drink', 'Edil Project', 'Bau Market', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Një golden retriever është bërë hit në TikTok pasi reagoi në mënyrë të pazakontë kur pa veten në pasqyrë.Qeni fillimisht e vëzhgoi me kujdes reflektimin e tij, por më pas nisi të ulërinte dhe të lehte, sikur të kishte përballë një qen tjetër.Pronarja u përpoq ta qetësonte duke i thënë “Shiko, je ti”, por retrieveri nuk dukej aspak i bindur. Ai iu afrua pasqyrës me kujdes, përpara se të shqetësohej sërish dhe të fillonte t’i lehte reflektimit.Pronarja e mori situatën me humor, duke thënë: “O plak, as unë ndonjëherë nuk e njoh veten në pasqyrë”, ndërsa më vonë shtoi se qeni “me sa duket nuk e pëlqen atë që sheh”, edhe pse për të është shumë i ëmbël.Videoja u shpërnda gjerësisht në TikTok dhe shkaktoi reagime të shumta. Një përdorues shkroi me shaka: “Ky qytet nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne”, ndërsa një tjetër komentoi: “Në këtë shtëpi ka vend vetëm për një të ëmbël”. /Telegrafi/