None
EN
Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit që tentuan vrasjen e një viktime në Gjakovë
[]
Bota Sot
Gjykata Themelore në Gjakovë, dje ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve H.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa të pandehurve A.D. dhe E.G., për pjesëmarrje në rrahje.
Në atë moment, pas një mosmarrëveshjeje dhe konflikti fizik ndërmjet tyre, i pandehuri, me armën – pistoletën që kishte me vete, me numër serik dhe kalibër ende të paidentifikuar, ka shtënë disa herë në drejtim të të dëmtuarit, duke e goditur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara nga të shtënat me armë, i dëmtuari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes.”.
Me këtë vendim, të pandehurit H.D., A.D., dhe E.G., do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 10 gusht 2026 deri më 10 shtator 2026.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.