None
EN
Shpallet epidemi në disa komuna të Shkupit për shkak të përhapjes së "Etheve të Nilit perëndimor"
['Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Edil Project', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Zlatko Arsienievski nga Qendra e Shëndetit Publik Shkup informoi se dje u shpall epidemi në disa komuna të prekura të qytetit të Shkupit, si Kisella Voda, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden, si dhe në vendbanimet e prekura Draçevë, Përzhinë, Lisiçe e Poshtme, Kadino dhe Jurumleri.
Po e informojmë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për situatën me ethet e Nilit Perëndimor.
Po e ndjekim situatën në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Qendrat e Shëndetit Publik, Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive, me qëllim që rastet të identifikohen dhe të trajtohen në kohë, si dhe të parandalohet shfaqja e rasteve të reja", theksoi Andovski.
Ai porositi se nuk ka vend për panik, por nevojiten kujdes dhe përgjegjësi, përkatësisht qytetarët duhet të ndërmarrin masa për mbrojtje personale, të veshin rroba të përshtatshme dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i madh.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta informojë publikun në kohë dhe në mënyrë transparente për të gjitha ndryshimet relevante në situatën lidhur me këtë sëmundje.