None
EN
Kërkesa për ndërrimin e shtyllës së rrymës që nga viti 2023, banorët kërkojnë ndërhyrje nga KEDS-i
['Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Edil Project', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Agnesa Saraçi', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Banorët e rrugës “Papa Gjon Pali II” në Prizren kanë ngritur shqetësim për gjendjen e një shtylle elektrike, e cila ndodhet pranë shkollës fillore “Loyola”.Sipas banorëve, kërkesa për ndërrimin e kësaj shtylle është bërë që nga janari i vitit 2023, por deri më tani, siç pretendojnë ata, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim nga KEDS-i.Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë, duke thënë se shtylla paraqet rrezik për banorët e lagjes, veçanërisht për shkak të pozitës së saj pranë një shtëpie.Banorët kërkojnë nga KEDS-i që të ndërhyjë sa më shpejt dhe të bëjë zëvendësimin e shtyllës, me qëllim shmangien e ndonjë rreziku të mundshëm.
/Telegrafi/