Gushti sjell në Kosovë shumë familje nga diaspora, të cilat pushimet i shfrytëzojnë për të qëndruar pranë të afërmve, për të vizituar vendlindjen dhe për të kaluar më shumë kohë së bashku. Për shumë prej tyre, pjesë e pandashme e verës janë edhe udhëtimet drejt bregdetit shqiptar, qoftë për disa ditë pushimi apo për një vikend me familjen. Për shumë familje që tashmë kanë një banesë apo shtëpi në Kosovë, mundësia për të pasur edhe një pronë pranë detit mund të jetë një investim që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si i kalojnë pushimet çdo vit. Një banesë e tillë ju jep mundësinë që vikendet gjatë qëndrimit në Kosovë t’i kaloni pranë detit, pa qenë çdo herë në kërkim të një vendi për akomodim. Këtë gusht, vizitoni Holiday In 2, njihuni me banesat në dispozicion dhe rezervoni vendin ku familja juaj mund të rikthehet çdo verë pranë detit.