Të gjithë personat që kanë pasur takime me ta gjatë muajve të fundit pritet të pyeten për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Paralelisht, janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve të planifikuar për garantimin e sigurisë në regjimin e brendshëm. Jurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, sulmoi Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. Pas kësaj ngjarje, për të tre protagonistët u vendos transferimi i tyre në burgje të tjera.