None
EN
Skivjani i Gjakovës do të mbetet për katër orë pa ujë
['Elfije Boletini', 'Bashkim Iljazi', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Besnike Salihu', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani']
Telegrafi
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në fshatin Skivjan, si pasojë e punimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III”.Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet për realizimin e pusetave në Skivjan, projekt i cili përfshin edhe fshatrat Lugbunar dhe Osek Hilë.Për mundësimin e këtyre punimeve, furnizimi me ujë në gypin ekzistues të azbestit DN200 mm do të ndërpritet përkohësisht nga ora 12:00 deri në 16:00.KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se ato po realizohen me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të rrjetit të ujësjellësit. /Telegrafi/