Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë. Eklipsi do të shihet edhe në vende të tjera, por në varësi të këndit eklipsi nuk do të jetë i plotë si në Spanjë. Në Spanjë, autoritetet janë gjithashtu në gatishmëri maksimale për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje. Edhe më herët gjatë këtij viti, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha në Spanjë.