Suarezi, 39-vjeçar, e ka përfaqësuar Uruguain për herë të fundit në turneun e zhvilluar në vitin 2024, ku kombëtarja përfundoi në vendin e tretë. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin me 58 dhe Diego Forlanin me 36 gola. Forlan dhe Suarezi kanë luajtur së bashku edhe në një prej periudhave më të suksesshme të futbollit uruguaian. Në Botërorin e vitit 2010, Forlan fitoi edhe Topin e Artë të turneut, pasi shënoi pesë gola, duke qenë njëri prej golashënuesve më të mirë të kompeticionit. Sulmuesi ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje këtë vit dhe më herët ka bërë të ditur se është i gatshëm të rikthehet në Kombëtare për ndeshjet e ardhshme./Telegrafi/