Astronomy Club of Kosova bën të ditur se eklipsin e diellit do të mund ta shohim edhe në Kosovë, por që do të jetë i pjesshëm. “Të mërkurën, më 12 gusht 2026, nga Kosova do të mund të vrojtohet Eklipsi i Pjesshëm i Diellit. Ju rekomandojmë të gjeni dhe kontrolloni lokacionin paraprakisht dhe të jeni gati 15–20 minuta para fillimit, rreth orës 19:10–19:15. Syzet e zakonshme të diellit, pavarësisht sa të errëta janë, nuk janë të sigurta për vrojtimin e Diellit. Shikimi i Diellit përmes tyre pa filtër të përshtatshëm mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të syve.