None
EN
Ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2026, pritet të mbahet më 19 gusht
['Elfije Boletini', 'Bashkim Iljazi', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Besnike Salihu', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Kemajl Berisha', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Ministria e Financave njofton se më 19 gusht 2026 do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2026.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 15.00 milionë euro.
Sipas një njoftimi për media thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
"Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim.
/Telegrafi/