Eklipsi total i Diellit i 12 gushtit po konsiderohet si një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Për shqiptarët, eklipsi nuk do të jetë total, por do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm. Në Tiranë, fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfundon rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Pamja të jep përshtypjen e një diamanti të vendosur mbi një unazë dhe konsiderohet një nga momentet më të fotografuara të një eklipsi. Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë dhe SHBA-së, si edhe në disa zona të tjera të Evropës, Arktikut dhe Atlantikut të Veriut.