Në këtë event të rëndësishëm humanitar do të jetë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila do të ngjitet në skenë për një performancë muzikore, shkruan The Hollywood Reporter. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që Taika Waititi do të jetë me ne në Venecia si nikoqir i këtij eventi. Në vitin 2023, ai dhe Rita Ora ishin të pranishëm në amfAR Venezia. Ai do të jetë pjesë e kastit të filmit “Place to Be”, me regji të Kornél Mundruczó, ku interpreton krahas Ellen Burstyn dhe Murray Bartlett. Programi i mbrëmjes do të përfshijë kokteje, një darkë gala me veshje elegante, si dhe një ankand të drejtpërdrejtë ku do të ofrohen vepra arti bashkëkohor dhe përvoja të veçanta.