Zyrtarë amerikanë i thanë CBS News se SHBA-ja kishte zbuluar një kërcënim të besueshëm iranian për të qëlluar një raketë drejt avionit presidencial. Ata vazhduan udhëtimin me avionin që përdorte shenjën e thirrjes “AF1”, në mënyrë që të ruhej mashtrimi. Trump tha se avioni në të cilin ai udhëtoi mund të kishte qenë madje në rrezik më të madh, pasi një sulmues do të kishte më shumë gjasa të synonte avionin që besohej se transportonte presidentin. Marr shumë kërcënime”, deklaroi Trump, duke shtuar se kishte edhe kërcënime të tjera për të cilat publiku nuk ishte në dijeni. Pas largimit nga Turqia, Trump udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas u rikthye në avionin presidencial.