None
SQ
Policët praktikantë shkelin kushtetutën gjatë betimit, nuk e thonë emrin kushtetues të RMV-së
['Kemajl Berisha', 'Butrint Avdyli', 'Nol Elshani', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Bashkim Iljazi', 'Muhamet Hajrullahu', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Ka përfunduar një tjetër sesion trajnimi për policët e rinj praktikantë, të cilët edhe e kanë dhënë betimin për punën e tyre.Gjatë betimit solemn, policët e rinj e shkelën kushtetutën duke mos e përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut."Betohemi se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë, si dhe standardet dhe etikën e policisë", dëgjohen duke thënë njëzëri policët e rinj.Pamjet nga ky betim i policëve të rinj janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë komentuar me të madhe.Deri në këto momente nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.Ndryshe, muajin e kaluar në Akademinë Policore në Idrizovë në mënyrë solemne u promovuan 496 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata 2025-2026./Telegrafi/*Foto: Arkiv