Planet për Guggenheim Abu Dhabi u prezantuan për herë të parë në vitin 2006, ndërsa projektet e Gehryt u bënë publike në vitin 2009. Me më shumë se 11.600 metra katrorë hapësira të brendshme galerish dhe me hapësira të jashtme ekspozimi më shumë se dy herë më të mëdha, Guggenheim Abu Dhabi do të jetë muzeu më i madh në të gjithë rrjetin Guggenheim, transmeton Telegrafi. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet artistëve nga rajone që për një kohë të gjatë kanë qenë të përfaqësuara në mënyrë të pamjaftueshme në muzetë e mëdha të skenës kulturore perëndimore. Guggenheim Abu Dhabi ndodhet në zemër të Saadiyat Cultural District, një zonë që vitet e fundit është shndërruar në një prej qendrave kulturore më ambicioze në botë. Ideja e të gjithë projektit është që në një hapësirë të vetme të bashkohen institucione që do ta pozicionojnë Abu Dhabin si një prej destinacioneve më të rëndësishme në botë për artin, arkitekturën dhe kulturën.