Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvendin e Kosovës përbën shkelje kushtetuese. Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Daka tha se shkelja kushtetuese është evidente dhe se, sipas saj, nuk është e nevojshme të jesh jurist për ta kuptuar situatën. “Po në fakt, këtë as unë vetë nuk e kuptoj, sepse se ka shkelje kushtetuese. Sipas Dakës, me kalimin e këtij afati, vendi tashmë ndodhet në një situatë që ajo e cilësoi si jo kushtetuese. “Kështu që kemi një shkelje kushtetuese dhe një gjendje jo kushtetuese, është evidente”, deklaroi Daka.