None
SQ
Planifikohet shtimi i semaforëve në disa udhëkryqe në kryeqytet
[]
Bota Sot
Prishtina po planifikon vendosjen e semaforëve edhe në disa udhëkryqe të tjera, me synim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e disiplinës në trafik.
Si semaforët e rinj në rrugën “Agim Ramadani”, kryeqyteti planifikon shtimin semaforëve edhe në udhëkryqe të tjera.
“Së fundmi kemi edhe projektin e vendosjes së semaforëve në dy udhëkryqe të rëndësishme, të cilat do të lidhin rrugën “Bajram Kelmendi”, pastaj edhe “Rrustem Statovci”, rrugën “Qamil Hoxha” me rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas tyre, përveç nevojës për vendosjen e tyre, rëndësi të veçantë ka edhe sinkronizimi i tyre për të siguruar qarkullim më efikas.
Nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se, në kuadër të projektit të mobilitetit për vitin 2026, është planifikuar edhe shtimi i semaforëve në udhëkryqin te Qafa.