Në një deklaratë, KASH thekson se uji si një burim jetik nuk mund të përdoret si instrument presioni politik ndaj Kosovës. KASH paralajmëron se çdo ndërhyrje e njëanshme në rrjedhën e Ibrit mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë, energjinë, ekonominë dhe mjedisin në Kosovë. Çdo ndërhyrje e njëanshme që mund të ndryshojë rrjedhën natyrore të lumit dhe të shkaktojë pasoja të konsiderueshme ndërkufitare duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. KASH e konsideron të papranueshme përdorimin e ujit dhe të burimeve të tjera jetike si instrument presioni politik. KASH i bën thirrje Presidentit Vuçiç dhe institucioneve të Republikës së Serbisë të distancohen nga çdo ide apo veprim i njëanshëm që mund të cenojë sigurinë ujore, energjetike, ekonomike dhe mjedisore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.