Qytetarët dhe aktivistët janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë në vijim të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Gjatë fjalës së saj nga podiumi i sheshit, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të forta për vjedhje të fondeve publike, dështim të shërbimeve dhe neglizhencë shtetërore ndaj situatës kritike të zjarreve në vend. Aktivistja nënvizoi se asnjë nga kërkesat e protestuesve nuk është realizuar deri më tani, ndërsa denoncoi gjendjen e rëndë në sektorët më vitalë të vendit:“Jemi këtu si çdo ditë për të kërkuar të njëjtat kërkesa sepse asnjëra prej tyre nuk është realizuar! Shikoni tenderat e rrugëve, tunele pa hekur, spitale pa ilaçe, shkolla pa ngrohje, burgje me kushte skandaloze, të gjitha shërbimet publike janë në pikë të hallit.” Nuk e lëshojmë as shtetin në duart e këtyre që jo vetëm na vjedhin, por tentojnë edhe të na tallin.