Dashuria për Shqipërinë është që të jemi këtu. Na duhet një Shqipëri ku kryeministri, ministri, deputeti e dinë mirë që pushteti nuk është pronë, por ia ka besuar ky popull. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne duam një Shqipëri të re. Unë jam askush, ashtu si ti, por nuk ka të drejtë qeveria të më shpërfillë.