Aktivisti Edison Lika, nga protesta para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se lëvizja qytetare nuk është ndalur pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë. Fillimi i shtatorit nuk do të shënojë vetëm uljen e temperaturave, por do të bëjë gati edhe valixhet e Ramës nga pushteti. Ai deklaroi se përpjekjet për të ndalur protestën kanë prodhuar, sipas tij, efektin e kundërt. Lika akuzoi gjithashtu qeverinë për përpjekje për të përçarë protestuesit, duke i ndarë në grupe të ndryshme. “Kanë tentuar çdo lloj përçarjeje, të na ndajnë në çdo lloj grupimi, por jemi më të bashkuar se kurrë kundër këtij regjimi”, deklaroi ai.