None
SO
“Nuk duam revolucion me plumba, por kulturor”/ I moshuari përgjigjet nga protesta: Të zgjohet populli!
[]
Balkanweb.com – News24
Qytetarët janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë në protestën e 73-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.
Gjatë fjalimeve nga sheshi, protestuesit i janë përgjigjur edhe reagimeve të mazhorancës lidhur me thirrjet e përdorura gjatë tubimeve.
Më tej, i moshuari nënvizoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është ndërgjegjësimi dhe emancipation i shoqërisë përmes dijes dhe kulturës, e jo përmes dhunës:“Ne duam të bëjmë revolucion që të zgjohet populli, revolucion ideologjik e kulturor, sepse me kulturë ecën vendi përpara, me njerëz të edukuar dhe të emancipuar, jo me plumba.
Ta marrin vesh patronazhistët që mblidhen dhe na thonë se kërkojmë revolucion: jo revolucion të armatosur, por ideologjik e kulturor!
Të zgjohet populli!”