None
EN
Ndërron jetë Reka, njëri ndër themeluesit e KF Shkëndija nga Tetova
[]
Bota Sot
Me pikëllim të madh është pritur lajmi për ndarjen nga jeta, në moshën 77-vjeçarë të profesorit Ymer Rekës, sekretarit të parë të KF Shkëndija 79 dhe një prej figurave të rëndësishme në historinë e themelimit të klubit Tetovar me ngjyrat kuq e zi.
Prof. Ymer Reka, së bashku me një grup të madh intelektualësh dhe aktivistësh të qytetit të Tetovës, ishte ndër njerëzit e parë që u angazhuan për formimin dhe regjistrimin e klubit.
Aty zhvilloheshin takime dhe biseda të rëndësishme për të ardhmen e Shkëndijës.
Emri dhe puna e tij do të kujtohen me respekt nga të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve, si dhe në veçanti bashkëlojtarëve dhe pjesëtarëve të gjeneratës së parë të vitit 1979.