None
EN
Shala arrin marrëveshjen me Vjosën
[]
Bota Sot
Futbollisti Boiken Shala ka firmosur me klubin nga Shtimja, Vjosa.
Shtimjanët synojnë rezultate sa më të mira në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
“KF Vjosa vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin 2026/2027, duke sjellë në radhët e saj futbollistë të rinj dhe cilësorë!Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Boiken Shala është futbollisti më i ri që i bashkohet KF Vjosës.
Boikeni luan në repartin e mesfushës dhe dallohet për forcën fizike, shtatlartësinë, lojën e fortë në duele, teknikën dhe aftësinë për të krijuar raste për shënim.
Prania e tij pritet t’i sjellë skuadrës më shumë stabilitet, energji dhe alternativa në të dyja fazat e lojës.