None
SO
Pamje të frikshme! Musonet përmbytin Filipinet, 16 viktima dhe tonelata mbeturinash pushtojnë lumin në Manila
[]
Balkanweb.com – News24
Filipinet po përballen me reshje të jashtëzakonshme që prej 1 gushtit, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe aksidente, ndërsa të paktën 16 persona kanë humbur jetën.
Sasia e reshjeve ka kaluar 1,400 milimetra, një nivel që tejkalon atë që vendi merr normalisht gjatë gjithë muajit.
Në zonën e Baclaran, një lumë është mbushur me sasi të mëdha mbeturinash, duke krijuar një shtresë të dendur me plastikë, goma, rroba dhe materiale stiropori.
Punonjësit e pastrimit nisën fillimisht largimin manual të mbetjeve, por për shkak të përmasave të grumbullimit u përdorën edhe mjete të rënda.
Filipinet janë një nga vendet më të ekspozuara ndaj fenomeneve ekstreme të motit, pasi ndodhen në rrugën e cikloneve të Paqësorit dhe përballen mesatarisht me rreth 20 stuhi dhe tajfune çdo vit.