Deri më 1 shtator do të pritet se cili do të jetë vendimi i Bashkimit Evropian për problemin me transportuesit e Ballkanit perëndimor, ndërsa nëse është i papranueshëm, do të pasojnë protesta dhe bllokime të kufijve. Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i grupit punues të përfaqësuesve nga sektori i transportit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Biljana Muratovska nga MAKAM Trans tha se pas përfundimit të protestës, e cila u mbajt në janar, kishin marrë premtim nga BE-ja se do të ketë plotësim të strategjisë së vizave, por se kjo nuk po respektohet. “Dhe kjo është gjëja më e çuditshme, domethënë pranojnë se jemi profesionistë, se nuk jemi migrantë, nuk jemi kriminelë, ndërsa më tej vazhdojnë të na i llogarisin ditët. Ai thotë se një pjesë e transportuesve tashmë nuk duan të udhëtojnë dhe të kalojnë kufijtë, nga frika se do të deportohen dhe gjobiten.