Muzikanti i njohur si The Weeknd ka rrëfyer historinë që fshihet pas emrit skenik që e ka shoqëruar që nga fillimi i karrierës së tij. Emri i tij i vërtetë është Abel Tesfaye, por pas emrit artistik fshihet një histori që daton që nga adoleshenca e tij. Tesfaye ka treguar se kur ishte 17 vjeç, vendosi të linte shkollën dhe të largohej nga shtëpia së bashku me Lamarin, një prej anëtarëve të ekipit të tij XO. Fillimisht ai zgjodhi emrin “The Weekend”, pasi në atë periudhë nuk ishte veçanërisht i kënaqur me emrin e tij të vërtetë. Kështu lindi emri The Weeknd, me të cilin ai do të bëhej një prej artistëve më të suksesshëm të muzikës bashkëkohore.