Vuçiq në një deklaratë të bërë për median serbe të dielën, gjithashtu kërcënoi duke thënë se pas këtij vendimi do të shohin se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen. “Ne tashmë kemi thirrur ekspertë që merren me këtë — sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të gjithë të tjerët… Meqë po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, le të shohim. Kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, ka deklaruar Vuçiq. Kjo ide e Vuçiqit nuk është për herë të parë, ai këtë e ka përsëritur edhe më herët. “Kjo është një nga një sërë deklaratash të Vuçiçit që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.